HomePolitikeMashtrimi me sloganin e Edi Ramës “Shqipëria në BE në 2030”, nga...

Mashtrimi me sloganin e Edi Ramës “Shqipëria në BE në 2030”, nga Agron Duka

spot_img

nga Agron Duka
Edi Rama thotë se do të mbyllen të gjithë grupkapitujt e negociatave në vitin 2027. Kjo do të thotë se kushtet e parashikuara në të 35 kapitujt, do të jenë përmbushur.

Po marrim kapitullin 27, atë të mjedisit:

“Kapitulli përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), zhurmën dhe pylltarinë”.

Aktualisht vendi është në kolaps. Elbasani dhe Fieri janë bomba mjedisore, si pasojë e maleve të mbetjeve të krijuara. Tirana pritet të përballet së shpejti me mungesën e vendit në landfill. Mbetjet nuk ndahen në mënyrë të diferencuar. Riciklimi është në shifra modeste. Ujërat e zeza nuk trajtohen, por derdhen 100% në det.

Lumenjtë janë shndërruar në kosha mbetjesh.

Mbetjet kimike industriale janë jashtë kontrollit dhe në Durrës ende janë të magazinuara tonelata të tëra mbetje të rrezikshme që ishin eksportuar e u kthyen mbrapsht.

Qeveria miraton zona të mbrojtura e pastaj ndryshon ligjin për të lejuar ndërtime brenda zonave të mbrojtura.

Në programin e Partisë Socialiste 2025-2030, për Kapitullin e Mjedisit ka vetëm një paragraf:

“Kalojmë në ekonomi qarkulluese, duke investuar në qendra moderne riciklimi dhe duke krijuar një sistem më të efektshëm të grumbullimit të mbetjeve në të gjitha bashkitë”.

Çfarë qendra riciklimi do të ndërtojë qeveria? Ato janë ndërtuar nga biznesi, por nuk ka mbetje të riciklueshme, sepse mbetjet nuk grumbullohen fare, dhe atje ku grumbullohen nuk diferencohen.

Kemi një pyetje publike:

Si do të përmbushet ky kapitull, kur Mjedisi përfshihet në programin qeverisës të kësaj partie në mënyrën më qesharake të mundshme?

Ja pse “Shqipëria 2030” është vetëm një slogan elektoral, i parealizueshëm dhe thjesht një mashtrim.

#Shqipëria2030#MashtrimElektoral#Kapitulli27#MjedisiNëRrezik#RiciklimZero#PSPaVizion#AleancaPërShqipërinëMadhështore

#StopMashtrimit#ZgjohuShqipëri#NdryshimTani#EdiMashtron

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular