HomeAktualitetSPAK bën gati arrestimin, kush është emri i rëndësishëm? Anila Hoxha tregon...

SPAK bën gati arrestimin, kush është emri i rëndësishëm? Anila Hoxha tregon ish-ministrin që po hetohet

spot_img

Në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha komentoi raportin vjetor të SPAK për dosjet e bujshme.

Hoxha tha se ajo që doli në dritë nga hakerimi i e-maileve të prokurorëve është se një ish ministër po hetohet.

“Analiza vjetore përfshin vitin 2024, kreu i SPAK do raportojë dhe në parlament për punën vjetore. Dosja më e bujshme dhe njoftimi më i klikuar është dosja e Ilir Metës. Çështja e zotit Meta që u arrestua dhe vijon në paraburgim. Llogaritet dhe çështja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Prokuroria e cilëson si rekord hetimor të vetin.

Nëse do t’i qëndrojmë dosjes hetimore më të fundit, me hakerimin e e-mail-ve, në njërin prej tyre është emri i një ish-ministri. Aty konfirmohet se SPAK po heton.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur një platformë për denoncimin e krimeve zgjedhore dhe ka një fluks shumë të madh denoncimesh. Shumë shtetas shqiptarë kanë denoncuar edhe krahë të djathë të disa kandidatëve për deputetë që premtojnë vende punë dhe po kryen hetime si faza paraprake e krimeve zgjedhore”-u shpreh gazetarja Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular