HomeAktualitetDOKUMENTI/Greqia miraton strategjinë e zgjerimit të hapsirës detare në ujërat shqiptare, ja...

DOKUMENTI/Greqia miraton strategjinë e zgjerimit të hapsirës detare në ujërat shqiptare, ja ku preket pjesa jonë!

spot_img

Dokumenti përcakton objektiva që variojnë nga mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore nënujore, te zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, energjisë dhe transportit detar, e deri te nxitja e bashkëpunimeve ndërkufitare.

Një ditë më parë Greqia ka miratuar zyrtarisht Strategjinë Kombëtare Hapësinore për Hapësirën Detare (NSSMS), një akt i rëndësishëm që përcakton Planifikimin Hapësinor Detar të vendit (MSP).

Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Jashtme Greke theksohet se ky plan paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e një ekonomie blu dhe qarkulluese, duke respektuar mjedisin dhe duke rregulluar përdorimet e zonave detare në përputhje me direktivën evropiane 2014/89/BE dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, profesor doktor Osman Metalla sqaron hartën e bashkëngjitur këtij dokumentit zyrtar, e cila përshkruan kufijtë detarë të Greqisë duke përfshirë edhe zona të pandara, për të cilat ekzistojnë pretendime të ndërsjella me Republikën e Shqipërisë.

Dokumenti/ Greqia miraton strategjinë e zgjerimit të hapsirës

Sipas profesorit, këto zona, të vendosura pranë ishujve Othonoi dhe Erikousa, janë subjekt i negociatave apo i një procesi të mundshëm gjyqësor ndërkombëtar dhe nuk mund të trajtohen si hapësira të mirëfillta sovrane greke.

Rasti ngjason me atë të vitit 2022, kur anija kërkimore “Ramform Hyperion” zhvilloi kërkime për naftë në një zonë të diskutueshme pranë kufirit detar me Shqipërinë, pa ndonjë reagim të dukshëm nga autoritetet shqiptare, pavarësisht detyrimeve që rrjedhin nga Konventa për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Si nënvizon se paraqitja e kufijve të tillë në dokumente zyrtare pa një marrëveshje dypalëshe ose vendim gjykate përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe dëmton drejtpërdrejt pozitat e Shqipërisë në çdo proces të ardhshëm ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, kërkohet një reagim i qartë nga institucionet shqiptare përfshirë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe informimi i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Mungesa e një qëndrimi zyrtar jo vetëm që mund të interpretohet si pranim i heshtur, por edhe të përkeqësojë ndjeshëm pozitat e Shqipërisë në çdo përballje ligjore të mundshme në të ardhmen./Keeptalkinggreece

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular