Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri ka folur në “Të Pashoq” për institucionin e drejtësisë SPAK dhe mbështetjen e kësaj force politike ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Mbështetjen që keni për SPAK, për drejtësinë e re. Është kjo një retorikë për inat të vijave të kuqe tuaja dhe llogarive të hapura të PS?
Jo, kjo është e vërtetë. SPAK sot mbështetet nga 80 përqind e shqiptarëve dhe çdo parti që mundohet ta kundërshtojë, siç bën Berisha dëmton veten e vetë. Më duket një lloj budallëku që nuk shkon një politikani karriere. Ne kemi propozuar mbështetje reale, amendament si në financa dhe burim njerëzore. SPAK kërkon mbështetje sepse ne të gjithë duam të ketë një drejtësi të pavarur.
Ju thoni që Rama është fajtor te dosja Mc. Gonigal ndërkohë që nga ana e SPAK nuk ka hetim.
Çështja është në SHBA. Nuk më bën skeptik dhe e di që SPAK do shkojë. Të paktën kështu mendoj. A e mendonte njeri para 1 muaji që Veliaj do ishte sot në qeli? E njëjta gjë është edhe për Ramën. Do të jenë shokët dhe shoqet e tij dhe në fund Rama. Duhet ta mbështesim sepse vetëm kështu do të çlirohet Shqipëria nga korrupsioni. Do të dalë para drejtësisë kushdo që është dhe paravërisht sa pushtet ka.