HomeAktualitetSi Gjovalin Prendi u qëllua brenda lokalit të tij/ Detaje nga atentati...

Si Gjovalin Prendi u qëllua brenda lokalit të tij/ Detaje nga atentati mafioz që tronditi Lezhën! Viktima, babai i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi

spot_img

Një atentat mafioz tronditi mbrëmjen e së enjtes Lezhën, ku u ekzekutua me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të viktimës, buzë rrugës nacionale Lezhë–Milot.

Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit, i njohur edhe si Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 2024, në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.

Brahimi ishte një personazh i njohur për autoritetet dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe Greqi.

Sipas të dhënave paraprake, autorët udhëtonin me një automjet luksoz tip “Porsche”, nga i cili njëri prej tyre zbriti dhe hapi zjarr me breshëri plumbash në drejtim të lokalit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit.

https://youtube.com/watch?v=nykNPEZMzGA%3Ffeature%3Doembed

Deri më tani, autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa Policia e Lezhës rrethoi zonën dhe po zhvillon kontrolle intensive.

Burime bëjnë me dije se pista kryesore e vrasjes së Gjovalin Prendit është hakmarrja, si vijim i konflikteve të ndërlidhura me aktivitetin kriminal të të birit. Kujtojmë se ndaj Prendit ishte tentuar edhe një atentat më parë, në vitin 2020.

Roan Brahimi kishte lidhje të afërta me persona të përfshirë në krime të bujshme në Shqipëri, përfshirë vrasjen e Gentjan Bejtjes më 15 mars 2024 në Larushk të Krujës, ku një nga të arrestuarit, Ilir Beqaraj, ishte kunati i tij.

Po ashtu, ai konsiderohej si rival i fortë i grupit të Niklës dhe armik i përbetuar i Ervis Martinajt, “mbretit të kumarit”, i zhdukur pa gjurmë që prej gushtit 2022.

Roan Brahimi dyshohet se ka pasur rol edhe në vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt, në atentatin e ndodhur më 17 korrik 2022, ku humbën jetën edhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në Pllanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular