HomeKronikeU ngatërrua shënjestra? DETAJE të REJA nga ATENTATI në Tiranë, dyshohen 3...

U ngatërrua shënjestra? DETAJE të REJA nga ATENTATI në Tiranë, dyshohen 3 autorë…

spot_img

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës, ku katër persona mbetën të plagosur, mes tyre dy të mitur.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës, ku katër persona mbetën të plagosur, mes tyre dy të mitur.

Sipas burimeve hetimore, dyshohet se autorët e ngjarjes ishin tre persona që ndodheshin në një automjet tip fuoristradë. Pas të shtënave, ata janë larguar në drejtim të paditur dhe deri më tani policia nuk ka mundur të gjejë gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e tyre.

Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për motivet e ngjarjes, por një nga hipotezat që po shqyrtohet është ajo e një ngatërrese shënjestre. Dyshohet se autorët mund të mos kenë qenë të vetëdijshëm për identitetin e personave që ndodheshin në automjetin G-Class, i cili përfundoi nën breshërinë e plumbave.

Ndërkohë, janë marrë edhe dëshmitë e para nga të plagosurit, të cilët, të tronditur nga ngjarja, kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë konflikt të mëparshëm dhe se ditën e ngjarjes nuk kishin pasur ndonjë përplasje apo incident.

Burime pranë hetimit konfirmojnë se të rinjtë nuk kanë precedentë penalë, po ashtu as drejtuesi i automjetit nuk rezulton të jetë përfshirë në ndonjë çështje penale apo konflikt.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e këtij atentati të rëndë që tronditi kryeqytetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular