Një deklaratë alarmante vjen nga sekretari amerikan i shtetit mëngjesin e sotëm, pas takimit të tij me partnerët evropianë dje në Paris.
Marco Rubio tha vetëm pak çaste më parë nga Parisi se SHBA do të largohet nga përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ka shenja të qarta përparimi në ditët në vijim.
“Ne duhet të kuptojmë këtu tani, brenda disa ditësh, nëse marrëveshja e paqes është e realizueshme në afat të shkurtër, sepse nëse nuk është, atëherë mendoj se ne thjesht do të vazhdojmë përpara,” tha ai.
Kryediplomati amerikan shtoi se Donald Trump është ende i interesuar të ndjekë paqen, por se SHBA ka shumë prioritete të tjera në mbarë botën.
Administrata ka nevojë për shenja të qarta se një marrëveshje mund të arrihet, tha ai.
Trump tha dje se ndjente se një armëpushim ishte “afër” dhe se Moska ishte e vendosur t’i kthehej menjëherë në lidhje me një propozim të fundit.