HomeAktualitetNëna 31 vjeçe BRAKTIS 4 fëmijët e mitur dhe zhduket pa lënë...

Nëna 31 vjeçe BRAKTIS 4 fëmijët e mitur dhe zhduket pa lënë gjurmë, policia nis kërkimet për gjetjen e së resë

spot_img

Një 31-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur, duke u larguar pa lënë gjurmë. 

Raportohet se nëna me iniciale A. F., banuese në Korçë, është larguar nga banesa prej 3 ditësh. E reja është shpallur në kërkim për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular