Gazetarët e mediave kosovare kanë “protestuar” ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë daljes së tij nga Kuvendi këtë të enjte.
Teksa kryeministri po dilte nga godina e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gazetarë e kameramanë vendosën kamerat dhe mikrofonët në tokë, në shenjë proteste.
Veprimi i tyre sot erdhi si pasojë e sjelljes tashmë të njohur të Kurtit, i cili gjatë 4 seancave konstituive, në mbyllje të tyre nuk i është përgjigjur pyetje të gazetarëve.
Kujtojmë se seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës dëhtoi sërish sot, ku Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.
Haxhiu nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ndërsa ka marrë 57 vota pro nga 61 që duhen.