HomeLifestyleLivia Brunga rrëfen emocionet e takimit me babin pas 22 vitesh dhe...

Livia Brunga rrëfen emocionet e takimit me babin pas 22 vitesh dhe zbulon kërkesën e tij: Më tha diçka shumë të fortë…

spot_img

Realizimi i dëshirës së babait të saj është në planet e afërta apo të largëta pët Livian?

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Shkodra ka qenë Livia Brunga. Ish banorja e “BBV” gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë. Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babain e saj ishte kur ishte vetëm 2-vjeçe dhe hera e dytë kur ishte 7-vjeçe.

Së fundmi, pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh. Në lidhje me këtë sot ajo ka treguar emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit të shumëpritur.

Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. 

Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim.

Kur u pyet se cila ishte një këshillë që ai i kishte dhënë ose çfarë i kishte thënë babai Livia zbuloi se:

Në filim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh. 

Realizimi i dëshirës së babait të saj është në planet e afërta apo të largëta pët Livian?

Më vonë, tani jo. 

Sa i përket takimit me vëllain e saj, ish-banorja rrëfeu se:

Vëllain nuk e kam takuar sepse babi ka ardhur vetëm. Momentalisht nuk mundem të lëviz pasi kam disa angazhime dhe jam e ngarkuar, babi ka ardhur ndërsa vëllai do vijë më vonë. Është ajo marrëdhënia që tani jemi në kontakt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular