HomeLifestyle“U bë mirë që BBV 4 e fitoi Gjesti, ja pse…”/Avokatja e...

“U bë mirë që BBV 4 e fitoi Gjesti, ja pse…”/Avokatja e njohur: Duke qenë bashkë…

spot_img

“Big Brother nuk është një konkurs profesional i zërit, i pikturës, i modelingut, i veshjeve me stil, i modelit të shtëpive, arkitekturës…”

Avokatja e njohur, Nexhi Beqiri, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka folur rreth situatave më të shpeshta ligjore në Shqipëri.

Beqiri është pyetur edhe lidhur me reality show-n, “Big Brother VIP”. Këtë edicion, fitorja shkoi për Gjestin dhe shumë ishin ata që e gjykonin se ishte pa shkollë, ndërsa nga ana tjetër ka marrë dhe një mbështetje të madhe nga pjesa tjetër.

Çfarë do të thotë kjo për ne si shoqëri?

E para njëherë, unë vetë personalisht e kam mbështetur Gjestin. Kam bërë komente në rrjete sociale, natyrisht me aq sa kam ndikimin, sepse më duket se u bë shumë mirë që fitoi ai. Së pari, është një shqiptar që vjen nga Kosova dhe të gjithë duhet të kemi intuitën tonë, ata që kanë gjëra të rëndësishme në dorë, por dhe njerëzit e tjerë, që ne duhet të jemi shumë afër me njëri-tjetrin. Duke qenë bashkë, Kosova dhe pjesa e Shqipërisë, ne i tregojmë botës që jemi shumë, nuk jemi pak. Dhe ajo pjesë matanë kufirit tonë, ka mbështetjen e Shqipërisë gjithmonë. Pavarësisht se duket sikur nuk duhet ta bëjmë politike, por ama ne situatat politike i kemi në çdo cep të vetes sonë, të mendjes sonë, të dëshirave, të ndjesive tona. Kështu që shumë mirë që e mori ai fitoren.

E dyta, “Big Brother” nuk është një konkurs profesional i zërit, i pikturës, i modelingut, i veshjeve me stil, i modelit të shtëpive, arkitekturës… Jo. Është një spektakël, është një reality show, që ka nevojë shumë për karaktere të ndryshme, ka nevojë për mesazhe të ndryshme që i përkasin jo thjesht një kategorie njerëzish, por të gjithë kategorisë së njerëzve që jetojnë në territor shqiptar, jashtë kufijve të Shqipërisë, që flasin shqip, që kanë kulturën shqipe, që duan që Shqipëria dhe Kosova të ekzistojnë përjetësisht dhe të ruhet kultura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular