HomePolitikeVIDEO/"Korrupsioni flet vetë", Alfred Ahmetcenaj: Mbikalimi i Unazës miliona lekë, sot pa...

VIDEO/”Korrupsioni flet vetë”, Alfred Ahmetcenaj: Mbikalimi i Unazës miliona lekë, sot pa funksion dhe i panevojshëm

spot_img

Nga terreni, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Alfred Ahmetcenaj, ka bërë një denoncim për ndërtimin e mbikalimit të Unazës së Re pranë shkollës teknologjike.

Sipas videomesazhit të Ahmetcenajt, mbikalimi i ndërtuar rishtaz, jo vetëm që ka bllokuar lëvizjen e sigurtë të qytetarëve, por edhe i vendos ato çdo ditë në rrezik për jetën në kapërcimin e rrugës mes për mes makinave, duke fokusuar kamerën pikërisht tek kjo lëvizje e rrezikshme.

Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ndodhem tek rrethrrotullimi i shkollës Teknologjike, që lidh rrugën e Kombinatit me Unazën e Re. Jam këtu për të denoncuar dy momente që janë skandaloze në gjykimin tim.

E para, deri përpara se të ndërtohej ky mbikalim i Unazës së Re, i cili nuk ka funksion, këtu kishte një kalim për këmbësorë që bënte të mundur lidhjen e Kombinatit me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës, një kalim që nuk ekziston më dhe qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën e makinave duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë.

Ai vijon duke theksuar koston e lartë të ndërtimit të këtij mbikalimi I cili është sot jo vetëm i mbyllur, por edhe I panevojshëm, duke theksuar se ky ndërtim pa funksion evidenton korrupsionin qeveritar.

Gjëja e dytë që dëshiroj të denoncoj është ky mbikalim, që nuk e kuptoj funksionin që ka: Fluksi i mjeteve që vjen nga Tirana, ka mundësi të shkojë për kombinat matanë urës, ose të kthehet për Elbasan ndërkohë që inxhinierët që nuk i kuptoj dot, kanë ndërtuar gjithë këtë mbikalim i cili lidh rrugët dytësore të dy krahëve të Unazës për të shkuar për Kombinat dhe Elbasan, pse duhej?

Nuk kuptoj arsyen pse një drejtues mjeti që ka dëshirë të vazhdojë rrugën për Kombinat apo për Elbasan, nuk kalon përmes rrethrrotullimit por duhet të ngjitet në mbikalim i cili sipas gjasave është një vepër korruptive e cila nuk ka funksionalitetin e duhur rrugor dhe infrastrukturor por është bërë aty për të justifikuar korrupsionin qeveritar, korrupsionin e Edi Ramës, qeveria e Edi Ramës e cila më 12 Nëntor 2021 sulmoi banorët në orën 4 të mëngjesit nëpër shtëpitë e tyre dhe me këtë vepër harxhoi 20 milion euro për një kilometër rrugë e cila është një çmim skandaloz. Korrupsioni flet vetë, kjo është qeverisja 12 vjeçare e Ramës”, përfundon mesazhin e tij Ahmetcenaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular