HomeAktualitetPengesat për Avokatët Shqiptarë në Kosovë/Maks Haxhia dhe Besnik Berisha në takim...

Pengesat për Avokatët Shqiptarë në Kosovë/Maks Haxhia dhe Besnik Berisha në takim për të hequr “kufijtë”

spot_img

Brenda pak javëve pritet të firnoset një marrëveshje midis Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Odës së Avokatisë në Kosovë.

Prej disa kohësh, ushtrimi i profesionit të avokatit në dy shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, është hasur me mjaft pengesa për “togat e zeza”. Avokatët nuk munden të ofrojnë shërbime edhe pse gjithçka është shqip shqip mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe pse një marrëveshje mdisi dy qeveri është në fuqi, sërish avokatët shqiptarë dhe ata kosovarë kanë hasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve për klientët e tyre.

Marrëveshja midis qeverive Rama -Kurti, eshte firmosur 3 vite më parë

Ndër kushtet e kërkuara ka qenë njohja pranë dhomave përkatëse.

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Prof. Maks Haxhia, ka pritur në një takim pune kryetarin e Dhomës së Avokatëve të Kosovës, zBesnik Berisha.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Oda Avokatisë Kosovë

Mes palëve është diskutuar për kalimin e këtyre barrierave dhe për ofrimin e shërbimeve brenda shtatorit të këtij viti pa asnjë pengesë. Kjo bëhet edhe në kuadër të marrëveshjes së arritur midis dy qeverive në mbledhjet e përbashkëta.

Ky ishte takimi i parë mes dy titullarëve, një takim që do të pasohet nga grupet e punës, dhe më pas marrëveshja do të miratohet në organet drejtuese të dhomave, duke u finalizuar me firmosjen e variantit përfundimtar. weblajm.com

Flamuri Kuq e Zi dhe Flamuri Kosovës
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular