HomeIntervistaINTERVISTA/Sami Osmani: Durrësi meriton deputetin si vullnet të qytetarëve, jo kryetarëve. Pse...

INTERVISTA/Sami Osmani: Durrësi meriton deputetin si vullnet të qytetarëve, jo kryetarëve. Pse pranova kandidimin…

spot_img

Zgjedhjet e 11 majit 2025 janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Përgjegjësia e çdo qytetari shqiptar brenda dhe jashtë vendit është shumë e madhe këtë herë pasi është ky momenti kur duhet të ndahemi përfundimisht nga e shkuara komuniste e transferuar dhe në të ashtuquajturën demokraci të kontrolluar nga mbetjet e së shkuarës që mbajt peng vendin.
Që kjo të ndodh, secili nga ata që këto ditë po votojnë në Diasporë dhe ne këtu në Shqipëri më 11 maj të ndalemi mirë tek fleta e votimit dhe emrat e kandidatëve për ti dhënë besimin tonë atij që e meriton vërtet. Ndryshe nga partitë tradicionale të cilat i kanë mbyllur listat për të nxjerrë si deputet jo vullnetin e qytetarit për kandidatin, Koalicioni Euroatlantik me nr.4 në fletën e votimit e ka lënë këtë zgjedhje në duart e qytetarëve. Të gjithë kandidatët janë të barabartë në listën e hapur dhe cili do të jetë më i votuari do të mund të shkoj në Parlament si zëri qytetar që do t’i përfaqësoj.
Njëri prej emrave në Qarkun Durrës është një djalë me reputacion në zonë, i edukuar, korrekt, i besës dhe ka qenë një bletë punëtore për të mbledhur vota për formacionin politik që ka përfaqësuar e sot kandidon për Koalicionin Euroatlantik. Ka merituar besimin qytetar si anëtar i Këshillit Bashkiak e kësaj herë po troket në dyert e bashkëqytetarëve për tu kërkuar votën për deputet. Është i 10-të në radhitjen e fletës së votimit në kolonën me nr.4, si për të treguar ekselencën e tij në marrëdhëniet me njerëzit, besnikërinë njerëzore dhe politike ndaj tyre.
Quhet Sami dhe në një intervistë për startnews.al, rrëfen përse vendosi të kandidojë për Koalicionin Euroatlantik. E ka sfidë me veten këtë garë. Mendon se ka ardhur koha për politikë të re, për njerëzit e që të përfaqësohet nga të ndershmit! Mendon se tani duhet të ndahemi përfundimisht nga e shkuara, si dhe njerëzit që na pasoi si drejtues me veset komuniste. Kërkon të japë kontributin për një Shqipëri drejt BE, një Shqipëri që Meriton më Shumë, një Durrës që Meriton më Shumë. Në këtë intervist Sami Osmani flet për problematikat që ka Durrësi dhe çfarë do të bëj nëse do të zgjidhet si ligjvënës duke garantuar se nuk do të zhgënjejë askënd sikurse ka ndodhur deri më tani me ata që iu kanë besuar votën duke u dukur çdo 4 vite dhe imponuar në listat e kryetarëve të partisë. Ja si shprehet më tej Sami Osmani në këtë intervistë. Ndiqeni më poshtë:
Zoti Osmani përse pranuat të kandidoni për deputet në listën e Koalicionit Euroatlantik?
Më duhet ta them që në krye të herës që të kandiduarit për Koalicionin Euroatlantik veç vlerave dhe parimeve që përfaqëson dhe lidershipit, arsyeja që më shtyu të pranoj propozimin e strukturave dhe ftesën e Lulzim Bashës është fakti që në këtë garë si kurrë më parë jemi të gjithë të barabartë.
Unë vij nga një aktivitet politik prej më shumë se tre dekadash dhe kemi punuar për kandidatë që na i kanë sjellë nga lart, pse jo të imponuar ku edhe pse i kemi nxjerrë deputetë nuk i kemi parë më në zonë dhe as kanë qenë zëri i interesit qytetar. Të paktën këtë gjë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Shijaku, Kruja dhe Fushë-Kuja e dinë shumë mirë dhe janë dëshmitarë. E njëjta gjë ndodh edhe në këto zgjedhje. Partitë e tranzicionit PS-PD ranë dakord të mbyllin listat dhe të mos iu mundësojnë qytetarëve për të zgjedhur kë duan ata. Sot para qytetarëve kemi kandidatët e imponuar nga vullneti i kryetarit, një zakon i vjetër ky që në fakt nuk ka qenë gjë tjetër veçse një tallje me elektoratin. Kur them këtë kam parasysh faktin që unë nuk mund të isha në atë rresht për të kërkuar vota më si më parë kur premtimet nuk ishin mbajtur, kur deputetët as ishin dukur në zonë më. Në këto kushte vendosa të kandidoja vet, ti dilja zot Durrësit duke dhënë fjalën e nderit dhe lidhur besën me çdo bashkëqytetar timin se nuk do ti zhgënjej kurrë. Vendosa të jem kandidat që të mos mbledh vota duke premtuar për ata që na sjell kryetari, por për veten time si garanti i asaj çfarë do të flasim sy më sy me njëri-tjetrit.
Dua që atë zhgënjim që pësuam në këto 34-vite duke votuar kandidatë që nuk i janë përgjigjur zonës ta zhbëj, e siguroj çdo qytetar që kjo do të ndodh nëse do të më besohet vota.
Na renditët fakte konkrete dhe në fakt parimore që i duhen një politikani. A mund të rendisnin të tjera arsye më konkrete që iu shtynë të merrnit përsipër këtë përgjegjësi ndaj bashkëqytetarëve tuaj?
E përmbledhur në një, është që ky vend ka nevojë për djem dhe vajza për t’i dal zot. Këto 34 vite qytetarët shqiptarë janë ndeshur përballë mashtrimeve të dy kahëve politike, të retorikës së fortë ndaj njëra-tjetrës për të vënë në përplasje qytetarët ku në jo pak raste ka patur dhe dhunë e viktima në fushata elektorale, ama kur ka qenë puna për të bërë pazar kjo ka ndodhur sa herë iu është dashur. E pra, ne në bazë jemi trajtuar si numërorë, si frymorë!
Në këto rrethana më duhet të marr përsipër përmes angazhimit tim, një përgjegjësi jo të vogël ndaj bashkëqytetarëve për të cilën jam i vetëdijshëm. Qyteti ynë po zbrazet sikur e gjithë Shqipëria, por kur kjo ndodh në Durrës, një qytet që të ofron sadopak mundësi ky duhet të jetë një alarm që duhet të na ngrejë të gjithëve në këmbë për ti dal zot vendit.
Dua që fëmijët e mi të rriten këtu, të ndërtojnë karrierë dhe familje në këtë tokë të bekuar që Zoti e ka falur më të gjithë resurset e mundshme dhe ne duhet të dimë ti përdorim në të mirë të zhvillimit dhe integrimit të vendit për të qenë të barabartë në familjen e madhe europiane atje ku meritojmë të jemi dhe kemi vendin.
Keq qeverisja i ka detyruar bashkatdhetarët tanë të marrin udhët e emigracionit. Ne duhet të kthejmë besimin që ky vend bëhet dhe jo vetëm të frenojmë këtë eksod të mëtejshëm por të krijohen kushtet që dhe ata që janë larguar të rikthehen. Kjo ndodh me akte, me program dhe me politikanë që dinë ti mbajnë premtimet, jo sikurse ka ndodhur deri më tani. Çdo qytet, fshat ka çdo resurs të mundshëm që të zhvillohet e sidomos Durrësi. Zhvillimi sporadik i lidhur me interesa të ngushta politikanësh të majtë apo të djathtë nuk i shërben qytetarëve ndaj më 11 maj vota duhet të shkojë tek ata kandidatë që realisht përfaqësojnë interesin e terrenit, të qytetarëve të cilët janë gënjyer dhe zhgënjyer në këto 34 vite.
Si opozitar dhe si banor i Durrësit cili është komenti juaj për qeverisjen 12-vjeçare të socialistëve?
E thënë shkurt kjo qeverisjes në 12 vite ka drejtuar vetëm përmes propagandës, ka qenë një qeverisje 3D!  Pse e them këtë?! E nisim nga Durrësi, një qytet historik dhe turistik nuk ka patur vëmendjen e  duhur të qeverisjes së PS sa i përket investimeve që duhej të kryheshin në këtë zonë. Më konkretisht në zonën time Durrësi i Ri, por dhe kudo në të gjithë rrethin dhe qarkun ndeshemi me problemin e mos mbylljes se legalizimeve dhe përdorjes së tyre vetëm për fushatë elektorale.  Ende sot që flasim bashkëqytetarët e mi, motrat dhe vëllezërit në Durrës, Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë kanë probleme me legalizimet dhe nuk i gëzojnë shtëpitë e tyre sikurse dhe procesi i Rindërtimit si pasojë e fatkeqësisë natyrore nuk po përfundon ose po bëhet në mënyrë selektive dhe qytetarët nuk po marrin banesat e  tyre.  Meqë Rama mburret me turizmin, ndeshemi me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe mungon rrjeti i kanalizimeve të ujërave të ndotura. Si mund të mburresh me statistika për ardhjen e numrit të turistëve apo dhe rritje të mëtejshme të tyre kur të mungojnë këto dy investime bazë për një sezon turistik të suksesshëm.
E për çfarë të flasësh më tej për Rilindje kur kemi të bëjmë me një arsim ku i mungon cilësia dhe siguria, një sistem shëndetësor të degraduar ku mungojnë kushtet e duhura në spitale, papunësia në nivele të larta ku mjaft të rinj kryesisht të sapo diplomuar detyrohen të marrin rrugët e emigracionit. Varfëria është ulur këmbëkryq në një pjesë të madhe të familjeve që mbahen nga të ardhurat e fëmijëve jashtë Shqipërisë, krimi dhe korrupsioni kanë uzurpuar çdo hallkë të pushtetit. Raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë. E për çfarë mund të flasësh një fjalë të mirë për qeverisjen e PS e quajtur Rilindje?! Ky kryeministër dhe kjo mazhorancë duhet zbuar urgjent nga shqiptarët më 11 maj duke zgjedhur alternativën më të mirë dhe unë i ftoj të votojnë nr.4, Koalicionin Euroatlantik.
Cila është pritshmëria juaj dhe Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit?
Personalisht si kandidat dhe besoj që të gjithë kolegët e mi të Koalicionit Euroatlantik jemi në këtë garë në sfidë me veten. Duam që para bashkëqytetarëve tanë të jemi të vërtetë, të jemi të njëjtët si sot dhe nesër, të jemi njëri prej tyre edhe nëse do na besojnë votën për deputet duke i garantuar se kjo politikë e harresës ndaj tyre do të marrë fund. Te Koalicionit Euroatlantik janë ata demokratë dhe intelektualë që vetëm kanë dhënë në 34 vite dhe nuk kanë kërkuar dhe marrë nga lidershipit.  Ndaj sot jemi për një politikë të re, për qytetarin, me fytyrë njerëzore, duke e parë njëri-tjetrit sy më sy dhe jo të mashtruarit sikurse deri më sot. Është ky momenti që ne ti dalim zot shtëpive, komunitetit ku jetojmë por dhe Shqipërisë. Unë besoj që një Shqipëri në BE do të mundësohet vetëm nga programi Euroatlantik, vizioni dhe lidershipi i Lulzim Bashës,  një politikan i shkolluar në Perëndim i pa kompromentuar që kërkon një politikë që të ketë llogaridhënie, politikanët të kalojnë vetingun dhe punojnë për Shqipërinë dhe jo interesat e ngushta.
Apeli juaj për zgjedhësit?
Apeli im është që qytetarët shqiptarë, rrjedhimisht dhe ata të qarkut Durrës të dalin masivisht në votime. Ky apel shkon dhe për bashkatdhetarët tanë që kanë nisur të votojnë në Diasporë. Të votojnë ndryshimin. Mundësinë e kanë. Përballë kanë dy botë të ndryshme, njëra e listave të mbyllura të kandidatëve që iu imponojnë kryetarët dhe listën e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik në kolonën nr.4 të fletës së votimit. I ftoj të më votojnë duke i garantuar se kurrë nuk do ti zhgënjej. Shumë që më njohin e dinë, të tjerë që do të takoj deri ditën e fundit të fushatës do ti ftoj të lidhim besën për një politikë për ta dhe jo ata që iu trokasin njëherë në 4 vite!
Të votohet për të ardhmen, të votohet nr.4, Koalicioni Euroatlantik, të votojnë emrin tim; Sami Osmani!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular