HomePolitikeNuk fitohet duke i thënë Rakip Sulit hiq dorë nga puna!

Nuk fitohet duke i thënë Rakip Sulit hiq dorë nga puna!

spot_img

Nga Elton Bathorja
Teksa fushata elektorale tashmë po kalon gjysmën e saj, politika rendet të gjejë veten tek qytetarët të cilët kësaj here sic duket e kanë në dorë metrin dhe do ti matin me milimetër premtimet, sjelljet por do të studiojnë mjaft mirë dhe emrat e kandidatëve në garë.
Në kakofoninë e zhurmës politike në vend duke mos gjetur veten tek qytetarët kandidatë të ndryshëm nuk dinë se çfarë të thonë e rreken të pohojnë gjëra krejt të paqena dhe që nuk iu japin asnjë impakt politik. Rasti është në Kamëz, ku kandidatët për deputet e dinë shumë mirë që janë në garë me PS dhe Edi Ramën dhe jo me drejtuesin e Bashkisë i cili e ka mbyllur këtë llogari politike më 14 maj 2023 me një rezultat spektakolar ku të majtë dhe të djathtë i dhanë plot 12500 vota mbi kundërshtarin. Një rezultat kaq disfatues në një bastion të djathtë të thërret për reflektim për të bërë një analizë të thellë brenda vetes se çfarë nuk shkon. Në vend të kësaj rruge të duhur, në këto zgjedhje kandidatët për deputetë duke mos ditur misionin për të cilin janë në garë rreken të gjejnë fajtorë për mos mbështetjen apo humbjen e tyre një emër që është i certifikuar tashmë zyrtarisht si fitues në një bastion të djathtë si asnjëherë më parë. Një rezultat i tillë në fakt prej qytetarësh ka ardhur nga puna që ai ka bërë në terren, nga dyert që ka hapur për qytetarët pa dallim bindjesh, për shënimet që mban për çdo nevojë të tyre dhe përpjekjet maksimale për të iu gjendur secilit. Përkundër shërbimit në nivel ekselent, Rakip Suli e ka kthyer Kamzën në një kantier ndërtimi dhe punohet kudo. Faktet janë kokëforta që investimet janë të shumta në rrugë, ujësjellës,-kanalizime, infrastrukturën arsimore, pastrim të qytetit, gjelbërim dhe krijimin e parqeve rekreative dhe pedonaleve për qytetarët etj. Për punën e bërë në Kamëz nga Bashkia qytetarët kanë folur me votën e tyre në mënyrë plebishitare pro Rakip Sulit, ndaj humbësit ende nuk kanë kuptuar  që të fitosh duhet një tjetër qasje ndaj qytetarëve dhe jo duke i thënë kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Sulit: Hiq dorë nga puna!  Kjo nuk ka për të ndodhur sepse me pasionin për të ndryshuar Kamzën Rakip Sulit vetëm i rritet dëshira për sa më shumë punë të mira për komunitetin. Në këtë fushatë elektorale ai po zbaton me korrektësinë maksimale ligjin dhe çdo tymnajë nuk prodhon asgjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular