Pas një fushate që ka përshkuar të gjithë territorin shqiptar dhe ka kaluar kufijtë për të prekur diasporën, Koalicioni Euroatlantik përmbyll rrugëtimin elektoral në qarkun e Elbasanit me një takim të hapur për qytetarët. Kandidati për deputet i këtij koalicioni në Elbasan, Endri Hasa, ka shpërndarë një ftesë publike për të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që duan të jenë pjesë e këtij eventi politik.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasa shprehet se së bashku me drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, do të zhvillojnë një takim përmbyllës, që simbolizon kulmin e një fushate intensive dhe të përkushtuar.
“Mirëmëngjes të dashur miq dhe mbështetës të Koalicionit Euroatlantik. Pas një fushate unikale nga veriu në jug, nga fshatrat më të thellë deri në qendrat e qyteteve, nga shteti në shtet kudo në Diasporë ku ka shqiptarë nëpër botë, këtë dielë në Elbasan bashkë me drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, mikun tim dhe gjithë Elbasanit, Lulzim Basha, do të zhvillojmë një takim përmbyllës për qarkun Elbasan”, shprehet Hasa.
Ai siguron se përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik do të vijojnë takimet me qytetarët deri më 11 maj, me synimin për të siguruar një mbështetje të gjerë në zgjedhjet e ardhshme. Me tone ironike dhe sfiduese ndaj qeverisë, Hasa rikujton një nga sloganet që është kthyer në simbol të kësaj fushate: “Ku i ke shokët?”
Koalicioni Euroatlantik garon me numrin 4 në fletën e votimit, dhe Hasa u bën thirrje qytetarëve të besojnë në një Shqipëri më të mirë, duke mbështetur këtë alternativë.
Postimi i plotë i Endri Hasës:
Mirëmëngjes të dashur miq dhe mbështetës të Koalicionit Euroatlantik
Pas një fushate unikale nga veriu në jug, nga fshatrat më të thellë deri në qendrat e qyteteve, nga shteti në shtet kudo në Diasporë ku ka shqiptarë nëpër botë, këtë dielë në Elbasan bashkë me drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, mikun tim dhe gjithë Elbasanit, Lulzim Basha, do të zhvillojmë një takim përmbyllës për qarkun Elbasan.
Ne do të vijojmë të jemi kudo deri në 11 Maj për të kërkuar votë dhe mbështetje masive deri në ditët e zgjedhjeve.
Ju ftoj të na bashkoheni për t’ia kujtuar edhe njiherë Ramës shprehjen që i është bërë makth në këto zgjedhje: Ku i ke shokët 7×7=313
Beso te Shqipëria
Voto Nr.4 Koalicioni Euroatlantik
Voto Endri Hasa