HomePolitikeYlli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë dollarë për...

Ylli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë dollarë për non grata-n e Berishës, tani po paguajnë 6 milionë për t’ja hequr

spot_img

Ylli Manjani ka komentuar kontratën e fundit të Partisë Demokratike, për heqjen e non gratas së Sali Berishës.

Sipas tij, këta që deri dje thoshin se janë paguar 200 mijë dollarë për të shpallur non grata Sali Berishën, tani po paguajnë 6 milionë dollarë për t’ja hequr.

Postimi i Manjanit

“Ore se janë disa që më thonë se “përse krahasoj rastin Mekgonigal me këtë të financimit të PD”?

Tani, përveç faktit se më do qejfi, po ju sjell në vemendje dy fakte të tjera që lidhen me njëra-tjetrën:

Së pari, nga hetimi amerikan i Mekgonigal kemi mësuar se Agron Neza i dha atij 200 000 dollarë si hua.

Këtu tek ne kjo u shit nga PD se ato pare janë dhënë për llogari të Edi Ramës që Mekgonigal të bënte Berishën non grata. Apo s’është kështu?!

Së dyti, këto kohë na doli një Nuredin Seci që për llogari të PD paguan 6 milionë dollarë për ta hequr nongratën e Berishës. 

Dhe këtë nuk e thonë kundërshtarët e Berishës këtu, por kontrata që ka nënshkruar zyrtarisht Flamur Noka.

Pra, në finale u dhanë 200 000 për t’ja vënë dhe po jepen 6 milionë për t’ja hequr.

A janë fakte këto, apo po i shpik unë?!

Nuk u pëlqejnë?

Dakord, po s’është faji im.

Jalla..

P.S. Nëse sjellja në vemendje e këtyre fakteve publike më bën me Ramën, megjithëse nuk votoj as atë, atëherë me Ramën qofsha mo! Ç’a është ky muhabet kalamajsh?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular