Kreu i Qeverisë, Edi Rama, i cili kërkon mandatin e katërt si kryeministër i vendit, u shpreh se nuk dëshiron asgjë për veten.
Ai theksoi se “nuk është fare këtu puna për veten time apo karrigen ku jam ulur”, duke shtuar se misioni i tij është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
“Për këtë kam ardhur në këtë detyrë dhe për këtë rri në këtë detyrë”, deklaroi Kryeministri.
Edi Rama: Partia më e re dhe më e vjetër është PS. Në listat e PS në çdo qark gjen më të rinjtë, edhe ata më me e eksperiencë.
Nuk po kërkoj asgjë për veten time, nuk është fare këtu puna për veten time apo karrigen ku jam ulur, këtu është misioni im, i PS-së që të anëtarësojmë Shqipërinë në BE.
Për këtë kam ardhur në këtë detyrë dhe për këtë rri në këtë detyrë. Sa i përket viteve numëro sa ka ndenjur kancelarë në gjermani dhe pyet veten nëse gjermanët janë popull në diktaturë apo çyrykë.
Siç nuk janë shqiptarët as në diktaturë dhe as çyrykë. Një pjesë e madhe e burrave shkojnë në kënetë, preferojnë kënetën, e kupton se do thoshin “që nuk e duam Edi Ramën, nuk e preferojmë PS-në dhe po votojmë nuk e di, Stamo Dumon”, ok, por kënetën përsëri. Politikisht është skandaloze, nga të gjitha anët është skandaloze, është turp të mendosh se Shqipëria mund të përfaqësohet sërish nga këneta.