HomePolitikeKandidati i Koalicionit Euroatlantik, Sami Osmani: S'jam tërhequr nga gara, në betejë...

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Sami Osmani: S’jam tërhequr nga gara, në betejë për Durrësin që meriton më shumë!

spot_img

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit, Sami Osmani, ka reaguar me forcë ndaj lajmeve të pavërteta për tërheqjen e tij nga gara zgjedhore. Në një deklaratë publike, ai konfirmon se jo vetëm vazhdon të jetë pjesë e garës, por është më i vendosur se kurrë për të përfaqësuar qytetarët në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Për të gjithë ju mashtruesit kronikë në politikë të njohur me emër dhe mbiemër nga qytetarët e Durrësit, për ju që rishtas keni ardhur në politikë si mashtrues e nuk po gjeni mbështetje dhe përdorni të pavërteta ndaj meje, sërish dua të rikonfirmoj që:
Unë , Sami Osmani, jo vetëm që jam në garë, por kam bindjen që bashkëqytetarët do të më përgjigjen duke më votuar më 11 maj.
Të nderuar bashkëqytetarë të Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushës- Krujës!
Kandidatëve që i njihni mirë dhe nuk po u hapni dyert, nuk po i takoni, mos u besoni mashtrimin që unë jam tërhequr nga gara.
Sa të marr frymë, do ta bëj këtë betejë elektorale me dinjitet siç dhe më njihni duke qenë dhe qëndruar i pandryshuar si njëri prej jush.
As mashtrimet dhe as presioni nuk më ndalojnë për të kërkuar besimin tuaj për të qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ju garantoj që në asnjë rrethanë nuk do iu tradhëtoj duke patur të shenjtë besimin tuaj përmes votës në kuti!
Votoni nr. 4 Koalicionin Euroatlantik që vota e demokratëve të mos shkojë dëm për të nxjerr Ilir Metën nga burgu Vota për PS nxjerr shokët e Edit nga burgu.
Voto Sami Osmani, Durrësi meritin më shumë !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular