HomeBotaDonald Trump riemërton dy data në historinë e Amerikës: Ja si do...

Donald Trump riemërton dy data në historinë e Amerikës: Ja si do të quhet 8 maji dhe 11 nëntori

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një njoftim të bujshëm, duke shpallur se do të riemërojë dy data historike të rëndësishme në kalendarin amerikan.

Sipas deklaratës së tij, data 8 maj, e njohur tradicionalisht si Dita e Fitores në Evropë (Victory in Europe Day – V-E Day), do të quhet tashmë “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe data 11 nëntor, e cila për dekada është festuar si Dita e Veteranëve (apo më herët si Dita e Armëpushimit), do të riemërohet në “Dita e Fitores së Luftës së Parë Botërore”.

Me këtë veprim simbolik, Trump synon të theksojë rolin dhe kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në fitimin e dy luftërave botërore, duke u fokusuar më shumë në përkujtimin e fitores sesa në sakrificën ose pajtimin ndërkombëtar që lidhen tradicionalisht me këto data.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular