HomePolitikeVIDEO/Berisha nga Vlora: Jam zotuar para Ismail Qemalit se Edi Ramën do...

VIDEO/Berisha nga Vlora: Jam zotuar para Ismail Qemalit se Edi Ramën do e largoj nga Shqipëria, do e çoj në Beograd

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Vlorës, ku u prit me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë nga qytetarët. Berisha theksoi se data 11 maj përfaqëson një moment historik për Shqipërinë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin ‘anën e drejtë të historisë’ dhe të kthejnë vendin drejt vlerave të lirisë, dinjitetit dhe mirëqenies.

Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi thellimin e varfërisë dhe mjerimit të pensionistëve shqiptarë, duke përmendur se 760 mijë burra e gra jetojnë sot në kushte të vështira ekonomike, ndërkohë që qeveritarët pasurohen në kurriz të tyre.

Berisha bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD për një qeveri që i rikthen dinjitetin qytetarit dhe garantoi se pasuritë dhe fondet e shtetit do t’u kthehen atyre që u takojnë me të drejtë qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë.

Në takimin përmbyllës të fushatës në Vlorë, lideri i demokratëve Sali Berisha  në fjalën e tij tha se, ‘Vlonjatët do qëndrojnë në anën e duhur të historisë me 11 Maj’. ‘Në Vlorë atë natë ka pasur mbi 1 milion shqiptar, të ardhur jo vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, por nga e gjithë bota. Ata vërshuan në Sheshin e Flamurit, sheshin simbol të kombit. Dhe doli ky, përdori pushtetin për të shpërfytyruar sheshin. Kthehet Sheshi në identitet, nuk ka asnjë diskutim, por turpi mbulon ata që shkelmojnë traditën tonë. Po Sheshi ishte një trashëgimi e mrekullueshme’, theksoi Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin përmbyllës në Vlorës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, theksoi nevojën për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme turistike dhe historike të Vlorës, duke denoncuar abuzimet dhe mashtrimet e qeverisë aktuale.

Berisha e akuzoi Edi Ramën për degradim dhe përhapjen e gënjeshtrave, duke nënvizuar se pas gjithë premtimeve për investime, Vlora vazhdon të mbetet e pa zhvilluar dhe me probleme të shumta, si ujësjellësat dhe infrastruktura. Berisha iu drejtua qytetarëve të Vlorës dhe shqiptarëve duke i ftuar ata të qëndrojnë në anën e lirisë dhe të votës së lirë. Ai theksoi se 11 maji do të shënojë një ndarje të rëndësishme midis historisë së lirisë dhe dhunimit të saj, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën për të ndryshuar fatin e vendit. Ai mbylli fjalën me thirrjen për fitore, duke besuar në ndryshimin që mund të sjellë opozita për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Pra, të qëndrosh në anën e drejtë të historisë do të thotë që Vlora të shfrytëzojë potencialet e saj të jashtëzakonshme turistike.
Po, Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme historike.
Më thoni pak, 12 vite ujërat e zeza nga Semani gjer te Kepi i Stillës, të gjitha derdhen në det.
Të gjitha derdhen në ujëra dhe nuk ka një plazh me flamur blu evropian ai që flet për Europën.
Çfarë bën? Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.
Po e përsëris edhe para jush, degradimi ekstrem i njeriut është kur beson gënjeshtrën e tij.
Dhe ky njeri ka degraduar në shkallë ekstreme dhe beson gënjeshtrën e tij dhe mendon se mund të mashtrojë vlonjatët dhe shqiptarët.
Erdhi këtu dhe tha se kemi investuar 1 miliardë e 230 milionë euro.
I paturp! E di ç’do të thotë 1 miliardë e 200 milionë euro.
Atëherë na del se pllakat e bulevardit, të cilin ua them se ishte më i mirë projekti i Kristo Themelkos se sa projekti i tij, se ai projekt nuk e përmbyste Vlorën, kurse ky në çdo shi përmbys Vlorën.
Pra, e kuptoni ju, u thotë vlonjateve se unë kam investuar në Vlorë 1 miliardë e 230 milionë euro.
Pastaj përralla me mbret.
230 milionë ujësjellësa në fshat. Ujësjellësi i Trevëllezërve nuk punon. Vlora është pa ujë. Orikumi, e ndërtuam ne, përsëri ka probleme.
Ky mendon se do mund të ngopë vlonjatët me mashtrime.
Miq, të qëndrosh në anën e historisë do të thotë të qëndrosh në anën e botës së lirë, të vendeve të lira.
Po çfarë thonë vendet e lira për Edi Ramën?
Edi Rama është në rreth të kuq.
Ai që u përpoq të zhdukë opozitën, ai që u përpoq në shpirtin e Spiro Kolekës dhe Enver Hoxhës për një Shqipëri pa opozitë, ai sot është në rreth të kuq dhe është i pashpresë.
Ai që besoi se izoloi opozitën, ai sot është më i damkosur se çdo drejtues tjetër pas Lukashenkos në Europë.
Në 5 muaj, 4 rezoluta ndërkombëtare si për asnjë vend tjetër e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë.
E shpallin Edi Ramën narkodiktator.
E shpallin Shqipërinë, narkoshtet.
E shpallin drejtësinë e Edi Ramës, të kapur nga politika.
Shpallin zgjedhjet në Shqipëri, farsë elektorale.
Vlonjate dhe vlonjatë, 11 Maji ndan historinë, historinë e lirisë me historinë e dhunimit të lirisë.
Historinë e votës së lirë me historinë e votës së dhunuar.
Ora e historisë u fton ju të qëndroni.
Edi Rama të ardhme nuk ka.
Tani do u rrëfej një gjë.
Jam këtu në këtë shesh, kur erdha në Vlorë, që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim.
Jam betuar para tij se këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria.
Do e çoj në Beograd.
Do e bëj këtë për Ismail Qemalin.
Do e bëj këtë për cdo shqiptar.
Do e bëj këtë për Vlorën.
Do e bëj këtë për Shqipërinë.
Edi Rama, je në rreth të kuq.
Fundi të pret.
Edi Rama, nuk mund të luash ti me fatin e Shqipërisë.
Nuk luan dot ti me lirinë e shqiptarëve, me dinjitetin e tyre, me të ardhmen e tyre.
Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular