Nga Gëzim Luca
Jo se është i vetmi nga Dardha qe sot po merret me politike, sepse ka patur e ka shume te tjerë, por sot është momentumi i Tij.
Unë personalisht e shoh ne dy këndvështrime mbështetjen ndaj tij:
Se pari; Një dernjan sot ka nevoje për mbështetjen tone, qe te marre atë qe meriton, jo vetem si Artan, por familjarisht këto djem dernjan meritojnë respekt. Ganiun. Bashkimin, Skënderin. Hanin dhe Artanin duke i njohur menjëherë sheh tek ta ndjenjën e humanizmit e te ndihmuarit te te tjerëve me cdo mënyrë, e sidomos po ishe nga ato ane si dibrane e kuksianë.
Se dyti; Pavarësisht se dëgjohet andej këndej se politika nuk ka moral. Unë them po. Te vendosesh fytyrën ne një gare zgjedhjesh, do te thotë se ke marre përsipër te thuash te vërteten për atë qe bën e përfaqëson. Sot për mendimin tim Koalicioni Euroatlantik, me drejtues zotin Basha, ka parimet me te drejta ne këtë fushate zgjedhore.
A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë politikan tjetër qe te kërkoje vetting te politikaneve si Basha? A mendoni se nuk e dine se kjo do ishte marrja fund njëherë e mire e korrupsionit ne vendin tone?
Jo, vëllezër e motra dibrane, kuksiane e ngado qe jeni e mbështesni me votën tuaj Dr, Artanin. E dine shume mire, por akoma politika behet se çfarë do vjedh unë pas fitores, jo si do ti ndihmoj unë te tjerët për te marre hakun e vet, për te zgjidhur problemet e jetës ne mënyrë sa me te thjeshte.
Kjo besoj unë është sot nevoje e shoqërisë tone qe sa vjen e qytetërohet:
Te zgjedhim njeriun e duhur te na përfaqësoje qe te shkëputemi njëherë e mire nga e shkuara, nga politika e mosndëshkimit, nga tërhequrit nga “hunda” për votën qe e ke vete ne dore dhe me të mund te ndryshosh Shqipërinë. Suksese doktor!