Zgjedhjet e 11 majit 2025 po mbahen nën rregulla të pabarabarta për forcat politike, fal pazarit PS-PD të reflektuar në Kod Zgjedhor. Për partitë që kanë dashur të jetë e sinqerta dhe të ndershme me qytetarët, është një moment i rëndësishëm i sprovës së tyre, por dhe i mundësisë që iu jepet votuesve për të reflektuar dhe çuar për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë ata që përfaqësojnë realisht vullnetin e tyre dhe jo listat e kryetarëve.
Koalicioni Euroatlantik vjen para shqiptarëve krejt ndryshe, siç e duan qytetarët, me kandidatë dal prej tyre, që dinë mirë hallet dhe problematikat me të cilat përballen. Programi ka marr ekspertizën më të mirë nga profesionistë vendas dhe të huaj, e si garanci Koalicioni Euroatlantik ka në këtë garë dhe integritetin e kandidatëve, ndershmërinë, të qenit histori suksesi në atë çfarë kanë dhënë dhe japin në të përditshmen e tyre. Njëri prej tyre është mjaft i njohur për atë çfarë përfaqëson politikisht dhe profesionalisht, i saktë dhe pse fjalëpak. Mësimet e para i ka marr në vendlindje, qytetin ku arsimi është gjithçka në çdo shtëpi prej më shumë një shekulli e dy dekada. Vjen si student ekselent i diplomuar universitetet më të mira të botës dhe ka gjurmën e tij më pas dhe në reformat e qeverisjes së Shqipërisë. Përçon energji dhe pozitivitet, është i angazhuar për të dhënë më të mirën nga vetja, e shoqëruar me pasionin për të bëra gjëra të mira për këtë vend duke patur si qëllim qënien në anë të së drejtës. Është jo vetëm kryetar i Koalicionit Euroatlantik (KEA), por dhe kandidat për deputet në listën e Qarkut Elbasan.
Quhet Endri Hasa. Emri i tij i bën nder politikës shqiptare. Qytetarët e Qarkut Elbasan kanë në fletën e votimit djalin e tyre që ka ditur të mos i tradhtojë asnjëherë. E ka dashur qytetin, i ka respektuar bashkëqytetarët pa kushte, duke iu gjendur atyre sipas mundësisë, por kurrë i harruar.
Qytetarët e Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Librazhdit, Përrenjasit, Belshit dhe Gramshit, duke votuar nr.4, Koalicionin Euroatlantik dhe emrin e Endri Hasës do të çojnë veten e zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, që pas 11 majit të shpërthejë fort për t’u dhënë zgjidhje halleve dhe shqetësimeve të tyre. E kjo ka për të ndodhur, sepse Endri e ka treguar se interesi qytetar për të është primar, ka ditur të jetë një megafon në atë sallë sa herë i është dashur për të mbrojtur vëllezërit dhe motrave nga Qarku Elbasan. Ka folur gjithnjë pro interesit publik, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e konjukturave në dëm të qytetarëve, përkundrazi kur i ka konstatuar ka qenë një denoncues i fuqishëm në atë sallë dhe jashtë saj ku pazaret nuk kanë patur të sosur mes deputetëve të xhaketave të vjetra.
Endri nuk bën kompromis më te keqen, nuk di çfarë është servilizmi, reagon ndaj pabarazisë, babëzisë dhe padrejtësisë, ka durimin të dëgjojë secilin, e kur flet për forcë zgjedh të ketë argumentin, të jetë bindës në atë që thotë. Është kjo tipike e djemve të qytetëruar dhe formuar, që vijnë nga familje me taban, atje ku kanë marr një edukim ekselent nga prindër dhe gjyshër, për të dashur, respektuar dhe dëgjuar të tjerët dhe kurrë për asnjë rrethanë për tu përplasur dhe fyer ata. Është kjo sjellje që i shkon për shtatë një elbasanliju, ardhur nga një qytet me kulturë dhe traditë, e qytetarëve që do të dinë shumë mirë se si të përfaqësohen në tempullin e Demokracisë, Parlamentin Shqiptar, kësaj here duke i ridhënë sërish besim Endri Hasës si shëmbëlltyra e tyre.
Ai është një profesionist i zoti, i angazhuar në politikë një prurje e re në lidership dhe nuk ka lidhje me të shkuarën komuniste. Vjen me një bilanc të qartë para qytetarëve si shtetar, për faktin sepse ka gjurmën e tij në qeverisje për aq sa ka drejtuar dhe politikë ku më shumë ka dhënë se sa ka marrë, e duhet thënë pa frikë se ka merituar më shumë. Kur konstatojmë këtë fakt, duhet të kemi parasysh që Endri erdhi në politikë si i ri, si student ekselent, si profesionist, spikati në detyrat shtetërore që ka mbajtur duke ndihmuar në reformat e qeverisjes së PD që patën impakt direkt në jetën e qytetarëve. E kur themi ka merituar, kemi parasysh për çfarë konstatuam, por me modestinë që e karakterizon, Endri Hasa duke mos u shquar për ego të sëmurë siç rëndom ka ndodhur, ka patur kokën ulur për të qenë një profesionist i jashtëzakonshëm, një partiak korrekt duke ushtruar me përgjegjshmëri detyrat, anashkaluar interesin personal si kemi parë të ndodh me të tjerë. Për këtë karakter që ka, për integritetin si figurë, qytetarët e Qarkut Elbasan duhet, e besoj do ta bëjnë që të votojnë nr.4, Endri Hasën për deputet në zgjedhjet e 11 majit si një zë i fortë në mbrojtje të interesit të tyre duke mos i zhgënjyer.
Faktet nga terreni flasin se ky votëbesim do të vij. Shihet çdo ditë në takimet elektorale që Endri bën, ku duhen theksuar dy elementë që të bëjnë të besosh që vota e 11 majit do të jetë besuese për z.Hasa. Energjia e të rinjve krah tij, si dhe takimet e Endri Hasës rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi duke i parë në sy dhe dhënë dorën të gjithëve për tu thënë: -”Kini besim, siç deri më sot kam qenë krah jush sërish do të vazhdojmë bashkë edhe më fort”. Këto zgjedhje mbartin në vetvete dhe një përgjegjësi qytetare të madhe sepse ngjasojmë më ato të vitit 1990. E ndërsa atëherë u rrëzua edhe pse formalisht komunizmi, kësaj here është detyrë e gjithsecilit të angazhohet dhe rrëzoj tranzicionin që ka mbajtur peng këtë vend ndaj qytetarët duhet të votojnë djemtë e vajzat më të mira dhe Elbasani ku më mirë mund të ketë përfaqësim se sa tek Endri Hasa.
Arsimi, karriera profesionale dhe politike e Endri Hasës…
Endri Hasa ka lindur më 16 shkurt 1981 në Elbasan, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. I rritur në një familje me tradita dhe mësimet e para në qytetin ku arsimin e kanë pasur dhe e kanë të gjithë për zemër, aty ku lindi universiteti i parë shqiptar, Normalja e Elbasanit, Endri do të kishte dhe ëndrrat e para të fëmijërisë, të cilat do t’i bëheshin realitet. Pasioni i hershëm për Endrin ka qenë elektronika dhe teknologjia. Pas përfundimit të shkollës së mesme ne Greqi (Athinë), ndoqi studimet e larta në Firence, duke iu përkushtuar pikërisht inxhinierisë elektronike, duke punuar që student në Itali në fushën e IT-së dhe më pas angazhuar profesionit edhe në Shqipëri kur është kthyer pas përfundimit të universitetit. Pas disa viteve eksperiencë pune, Endri Hasa ka kryer dhe studime master MBA në fushën e menaxhimit të biznesit dhe teknologjisë pranë Universitetit të Shefilldit në Angli. Karriera profesionale e Endri Hasës ka nisur dhe është zhvilluar në Shqipëri, fillimisht si ekspert për qeverisjen elektronike dhe IT, në ministri, duke vijuar si ekspert pranë Agjencisë Kombëtare së Shoqërisë së Informacionit e më tej si drejtor i AKSHI-t nga viti 2010 deri në 2013. Prej vitit 2013, Endri Hasa është angazhuar si menaxher, konsulent dhe projektues i sistemeve teknologjike hardware dhe software në sektorin privat. Kontratat e firmosura në sektorin privat janë treguesi se si një profesionist ia del të tregojë veten se sa i suksesshëm është.
Endri dhe familja e tij kanë qenë gjithnjë me rrënjë djathtas. Si ekspert i teknologjisë së informacionit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në revolucionin e shërbimeve për qytetarët, kohë kur u eliminuan radhët, kur qytetarët nuk humbin kohë deri me ditë në sportele apo merrnin rrugën nga rrethet për një shërbim në kryeqytet. Digjitalizimi i sporteleve, kalimi online i shërbimeve, reformat, ose revolucioni digjital kanë nisur në vitet kur Endri gjendej në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). La gjurmën e tij në këto reforma dhe doli nga zyrat e shtetit me fytyrën e pastër. Në vitin 2014 me votë do t’i besohej Endrit vendi i anëtarit të Këshillit Kombëtar në PD e më tej ai do të zgjidhej anëtar i Kryesisë dhe drejtues i Departamentit të Shoqërisë dhe Informacionit. Në vitin 2017, Endri do të zgjidhej deputet i Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të ishte një zë i fuqishëm i interesave qytetare. Në vitin 2019, do të zgjidhej sërish anëtar i Kryesisë së PDSH si një nga 10 anëtarët meshkuj të zgjedhur me votë nga Këshilli Kombëtar. Në vitin 2023 do të zgjidhej Sekretar Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Dixhital. Është mbrojtësi dhe zbatuesi i idesë së votimit dhe numërimit elektronik në shkallë vendi që po pengohet sot nga PS, e fatkeqësisht edhe PD, si një nga format e votimit më të sigurt, është Endri Hasa. Aksioni politik i tij ka qenë permanent. Endri Hasa sot kryetar i Koalicionit Euroatlatik vjen si histori suksesi përkundër rivalëve politikë që kanë përdorur paturpësisht që ditën e parë të ardhjes në pushtet njerëz që kanë probleme me ligjin, apo të tjerë me probleme gjatë qeverisjes. Një profesionist si Endri i duhet politikës progresiste. Vetëm me të tillë elementë Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësinë të integrohen plotësisht aty ku dëshirojnë, në familjen e madhe europiane. Për të tillë shembuj ka nevojë shoqëria dhe Shqipëria.