HomePolitikeShpërthen aleati i Berishës: Fredi Beleri do turpëronte çdokënd, nëse do e...

Shpërthen aleati i Berishës: Fredi Beleri do turpëronte çdokënd, nëse do e kishte kandidatin e tij

spot_img

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi.

Për kreun e PDIU, Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, teksa nuk e cilësoi veten në një “çadër” me të, ndonëse është pjesë e koalicion PD dhe ASHM.

“Nuk kam ndërruar dhe nuk do të ndërroj mendim për ato që kam thënë. Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, sot e kemi eurodeputet.

Nuk i kam hyrë faktit nëse ishte e drejtë apo jo për ato 7 vota.

Është i dënuar për poshtërimin e republikës së Shqipërisë. Është recidivist dhe më tregon Epirin dhe Çamërinë.

Ai flet me terma irredentistë. Ajo është zgjidhje e Berishës, por unë nuk jam në një çadër me Fredi Belerin.

Po unë nuk mund t’i jap kënaqësinë dikujt që ta nxjerrë çështjen çame jashtë parlamentit”, tha Idrizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular