Kandidati për deputeti i PD-ASHM, Xhemal Gjunkshi u paraqit sot në SPAK për të bërë një denoncim për krim zgjedhor. Ai ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, kryetarin e bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu dhe drejtorin e shërbimeve Bedri Kamberi.
“Sapo dola nga SPAK, ku denoncova Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun, Drejtorin e Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberin, Kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore. Këta njerëz në shkelje të ligjit, duke shkelur kodin zgjedhor hapën rrugë në fshatin Luzni.
Këta njerëz janë çyrykët e vërtetë të Dibrës, që së bashku me Çyryk Ramën, do marrin përgjigje nga dibranët, vetëm pas pak ditësh. 4 me 1 do ia bëjmë rilindjes.
I bëj thirrje banorëve të Dibrës, të mos friksohen nga presionet e kriminelëve zgjedhorë. Të denoncojnë kur kërcënohet. Unë zotohem se do jem krah çdo njeriu që denoncon krimet zgjedhore” – tha Gjunkshi. Shqipëria Madhështore nuk ka kthim. Shqipëria Madhështore do të bëhet.
Gjunkshi u shpreh se në kundërshtim më ligjin bashkia asfalton rrugët, ndërsa bëjnë presion dhe përdorin asetet publike në kohë fushate.
Ai po ashtu denoncoi se ushtrohet presion ndaj qytetareve te Dibrës dhe ndaj administrates.
Gjunkshi tha se kallezimi qe ai beri eshte regjistruar nga ana e Prokurorise se Posaçme.
“Të dy këta persona janë kapur në flagrancë duke përdorur asetet publike në kohën e fushatës zgjedhore. Këta kanë patur kohën e mjaftueshme që këtë rrugë ta ndërtonin për 12 vjet. Por sic ka ndodhur në gjithë Shqipërinë edhe në qarkun e Dibrës, infrastruktura lë për të dëshiruar. Këta po bëjnë gjithçka që nëpërmjet përdorimit të asteve, nëpërmjet intimidimit të votuesve, nëpërmjet presionit të administratës publike në raport me vendet e punës, presion po ushtrohet për ndihmën ekonomike që po u jepet banorëve të Dibrës. Ajo është një ndihmë qesharake. Ka raste që është dhënë 16 mijë lekë ndihmë ekonomike për 5 anëtarë. Jam këtu për ti dhënë sot drejtuesve të bashkisë Dibër dhe për ti thënë qytetarëve të Dibrës se jam një zë i fortë i tyre”, tha ai për media.