HomePolitikeVKM-ja për faljen e gjobave/ Koalicioni Euroatlantik kallëzon në SPAK kryeministrin Edi...

VKM-ja për faljen e gjobave/ Koalicioni Euroatlantik kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kodit Zgjedhor

spot_img

Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, i ka bërë kallzim penal Edi Ramës, pasi ky i fundit përmes një VKM vendosi faljen e gjobave.  Sipas Dervishit kjo u bë për të patur ndikim tek zgjedhësit, gjë që ligji nuk e lejon. 

VKM-ja për faljen e gjobave/ Koalicioni Euroatlantik kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kodit Zgjedhor

Koalicioni Euroatlantik ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, për vendimin e Këshillit të Ministrave për faljen e gjobave administrive të vëna nga qeveria nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Kallëzimi është depozituar nga kandidati për deputet i Koaliconit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Rajmond Dervishi, i cili shprehet se VKM është në shkelje të rëndë të kodit penal, kodit zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetuës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për ti gënjyer për një grusht votash. Dervishi gjithashtu thotë se kryeministri është trëmbur nga sondazhet reale pasi nuk kap dot 71 mandate.

Postimi i plotë i Rajmënd Dervishit:

Kallëzim Penal
Kundër KM në detyrë z. Edi Rama.
Drejtuar: z. Altin Dumani, drejtues i SPAK.
Kur kemi hyrë në 24 orëshin e fundit të qeverisë në detyrë, hajduti permanent i kthyer në kleptoman të vesuar Kryeministri në detyrë Edi Rama, i trëmbur nga sondazhet reale i cili nuk kap dot 71 mandate, në shkelje të rëndë të kodit penal, kodit zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetuës së RSH dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka miratur më datë 9.5.2025 VKM-në për faljen e gjobave administrive të vëna nga qeveria e tij gjobëvënëse nga viti 2015 deri në vitin 2024.
Miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për ti gënjyer për një grusht votash.
Rajmond B Dervishi
Kandidat i Koalicionit Euroatllantik për Qarkun Tiranë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular