Prej rënies së diktaturës, zgjedhjet e 11 Majit janë më të rëndësishmet sa i përket të ardhmes së Shqipërisë. Në vitin 1990 ishte momenti i rënies së regjimit komunist, sot është momenti i rrëzimit të tranzicionit të zgjatur shqiptar i kontrolluar nga komunistët që ka mbajtur peng zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Në garë janë 11 parti, dy të vjetrat të shkrira në “NJË” për atë çfarë i kanë bërë shqiptarëve me pazaret në kurriz të tyre dhe sot paturpësisht shiten si risi dhe e ardhme dhe disa minipartiza të kontrolluara nga PS dhe PD.
Risia e vërtet e këtyre zgjedhjeve është Koalicioni Euroatlantik. Kur themi risi, kemi parasysh disa argumente si: ekipi i përbërë me njerëz që kanë dal nga qytetarët, janë vullneti i tyre dhe shquhen për ndershmëri dhe integritet, të qenit në listë të hapur dhe të barabartë për të kërkuar besimin e zgjedhësve, qëndrimi pro Drejtësisë dhe janë për Veting në Politikë e kërkuar hapur nga lidershipi, e konkretisht Lulzim Basha, qëndrimi pro Aleancës pa kushte me SHBA-BE-Britani e Madhe si dhe një program në favor të qytetarëve i prezantuar para 1 viti.
Si garanci për një rezultat të mirë janë kandidatët. Njëri prej tyre në listën e Tiranës është krejtësisht vullnet qytetar. Ai është aty mes tyre, me ta çdo ditë, ka lindur dhe është rritur në Sauk në një familje të thjeshtë tironsish punëtore dhe mjaftë e respektuar në zonë e më gjerë. Ka ditur të trashëgojë dhe mbrojë emrin e mirë të familjes.
Quhet Fatos Brahja. Me gen tirons, me prejardhje nga një familje me tabon, ku normat e moralit dhe etikës së komunikimit janë bazike në të përditshmen e tij, vjen si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit 2025 pas ftesës e Luzim Bashës duke e konsideruar si vlerësim dhe përgjegjësi. Futja në garë do të mundësojë që Fatos Brahja tek qytetaret që nuk e njohin të përçoj cilësitë më të mira që mbart si; një njeri i edukuar, familjar i rregullt, punëtor, njeriun me zemër të madhe, të besës së dhënë dhe fjalës së mbajtur. Këto tipare e kanë skalitur figurën e tij si një personalitet që përfaqëson qytetarinë. Politikisht është me rrënjë të djathta. Rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura, i rritur me frymën që ji vizionar, por jo dritëshkurtër dhe hakmarrës primitiv, por mos fal, vepro ndaj atyre që meritojë që të marrin ndëshkimin shembullor bazuar në ligj dhe drejtësi. Fatos Brahja kërkon votën për të qenë zëri i qytetarit në parlamentin e ardhshëm dhe premton që nëse do të zgjidhet deputet do të jetë sërish njëri prej tyre!
Po kush është Fatos Brahja?
Ka lindur më 28 maj 1966, në një familje të persekutuar, ku mundësitë ishin të pakta dhe sakrificat të mëdha. Prindërit e tij, Selmani, një njeri i njohur për ndershmërinë dhe punën e tij të palodhur, dhe Duhija (Ija), një grua me zemër të madhe dhe forcë të jashtëzakonshme, i mësuan vlerën e qëndresës dhe dinjitetit edhe në ditët më të vështira. Sot, ata nuk janë, por trashëgimia e tyre jeton tek Fatosi në çdo hap që ai hedh. Jeta e Fatos Brahjas ka qenë një betejë mes vështirësive dhe ëndrrave, mes padrejtësive dhe forcës për të vazhduar përpara. Që në fëmijëri, e mësoi çmimin e jetës dhe rëndësinë e qëndresës. Dhe pse shpeshherë 15 ditët nuk ishin të mjaftueshme për të mbuluar nevojat, mësoi se dinjiteti, puna dhe këmbëngulja janë pasuritë më të çmuara që mund të ketë njeriu.
Edhe pse më i vogli ndër fëmijët, por kjo nuk e pengoi që me kalimin e kohës të vazhdonte rrugën e tij. U aktivizua në futboll me pallatin e Pionerit, më pas me të rinjtë e Tironës dhe Shpresave. Por, për të, momentet më të bukura dhe më me ngjyrë nostalgjie ishin ato me Dajtin, me shoqërinë e çmuar të klubit Dajti, që sot i kujton me shumë respekt dhe me një ndjenjë të thellë nostalgjie.
Ky udhëtim, mes të gjitha sfidave, ka lënë për Fatos Brahja një trashëgimi të paçmuar të forcës dhe dashurisë, duke e bërë të kuptoj se çdo moment i vështirë përmban brenda vetes një shkëmbim të çmuar për shpirtin.
Në vitin 1993, fati i solli përballë bashkëshorten Altanën, një grua e fortë dhe e mrekullueshme, e cila qëndroi krah tij në çdo sfidë. Po atë vit, si shumë shqiptarë të tjerë, morëm rrugën e emigracionit. Shqipëria e pas-komunizmit nuk ofronte asnjë mundësi për një jetë të denjë, ndaj u detyruan të lënë gjithçka pas dhe të nisin një kapitull të ri në Greqi. Përveç vështirësive, në ato vite përjetuan edhe diçka tjetër të çmuar: mikpritjen dhe ngrohtësinë e njerëzve atje. Pavarësisht se ishin të huaj në një vend të ri, shumë njerëz u hapën dyert dhe i mbështetën në këtë rrugëtim, duke i bërë të ndiheshin më pak të vetmuar dhe më të fortë për të përballuar sfidat e jetës.
Jeta atje nuk ishte e lehtë, por përpjekjet e tyre u shpërblyen me dhuratën më të madhe: lindjen e vajzës së parë, Kristinës, e cila mbushi me dritë shpirtin prindërve dhe u dha forcën për të vazhduar më tej.
Në vitin 1996, vendosën të ktheheshim në Shqipëri me shpresën për një fillim të ri.
Megjithatë, asgjë nuk i bëri të harroj vendin e tij dhe dëshirën për të dhënë kontributin për një Shqipëri më të mirë. Pikërisht kjo e nxiti që, në vitin 1997, t’i bashkohej Partisë Demokratike si anëtar, duke filluar kështu angazhimin në politikë me besimin se vetëm përmes përpjekjes dhe pjesëmarrjes aktive mund të ndihmonte të sillte ndryshimin e duhur për vendin tonë. Puna dhe sakrificat nuk u ndalën asnjëherë dhe, në vitin 2001, çifti Brahja morën një hap të madh drejt stabilitetit: ndërtuan një shtëpi me tre kate, ku dy katet e para ishin biznese dhe i treti ishte streha e familjes. Po atë vit, Zoti iu dhuroi edhe vajzën e dytë Meri, një tjetër bekim që e plotësoi familjen dhe iu dha një qëllim edhe më të madh për të vazhduar përpjekjet e tyre.
Në vitin 2013, për familjen e Fatosit gjithçka u shemb në mënyrën më të padrejtë. Ajo që kishim ndërtuar me mund, sakrificë dhe përpjekje të pafundme, me mish e me gjak, u rrëzua brenda pak çastesh nga duart e një pushteti të korruptuar. Nuk ishte thjesht një godinë me tre kate ishte ëndrra, djersa dhe siguria e tyre. Ishte streha ku rrisnin fëmijët dhe burimi i vetëm i të ardhurave për familjen Brahja. Dhe një ditë, pa asnjë mëshirë, ua morën.
Ajo ndërtese nuk ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme, çdo gur i saj ishte vendosur mbi një bazë të pastër dhe të ligjshme. Ishte fryt i punës së ndershme, një investim i ndërtuar me sakrifica të panumërta, me vite kursimesh, me netë pa gjumë dhe me përpjekjen e palodhur për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për familjen. E megjithatë, asgjë nuk i ndaloi ata ta shkatërronin, duke e lënë familjen Brahja mes rrënojave jo vetëm të një ndërtese, por të një jete të tërë të ngritur me mund dhe shpresë. Ishte një padrejtësi e rëndë, një goditje që i rrëzoi botën mbi kokë.
Por edhe mes asaj rrëmuje, mes dhimbjes dhe zemërimit, një gjë nuk u shemb: forca e Fatos Brahjas për të mos u dorëzuar. Ata mund të iu kishin marrë gjithçka, por jo shpirtin dhe vendosmërinë për të vazhduar përpara. Përkundrazi, ky moment e bëri Fatosin edhe më të vendosur për të mos qëndruar indiferent ndaj padrejtësive. Kuptoi se mënyra e vetme për të ndryshuar realitetin ishte angazhimi aktiv dhe lufta për një shoqëri ku askush nuk përballet më me të njëjtën padrejtësi.
Me kalimin e viteve, angazhimi politik i z.Brahja u thellua: mori pjesë në strukturat drejtuese si kryetar grup-seksioni në kryesinë e degës, dhe në vitin 2023, u bë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Tani, pas një rruge të gjatë përvoje dhe përkushtimi Fatos Brahja është kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik ky kërkon votën e vëllezërve tironsa, të bashkëqytetarëve të Tiranës për t’i përfaqësuar në Parlamentin e dal pas 11 majit duke premtuar se nuk do t’i zhgënjejë.
Jeta e ka mësuar se asgjë nuk është e sigurt, por gjithashtu i ka treguar se vullneti, dashuria dhe puna e ndershme janë armët më të forta që mund të ketë njeriu. Dhe me këto armë Fatos Brahja do të vazhdoj të luftoj, për familjen, për shoqërinë dhe për një të ardhme më të drejtë.