Partia Socialiste doli forcë e parë në qytetin e Rrogozhinës. Pas numërimit të kutisë së 56-të, socialistët nisën festën, ndërsa fundi i procesit u prit me duartrokitje. PS kryesoi në Rrogozhinë në këto zgjedhje me 4864 vota, kurse PD arriti të siguronte 3481 vota. Forcë e tretë doli Partia Social Demokrate me 397 vota.
