Janë numëruar 4954 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 5 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 7 të tjera.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 707,774 vota, ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 465,725 vota, ose 34.3%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 49,326 vota.
Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,042 vota dhe partia Mundësia me 39,936 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 19,121 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 707,774 vota – 52.2%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 465,725 vota – 34.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 49,326 vota – 3.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,042 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 39,936 vota – 2.9%
Lëvizja Bashkë – 19,121 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,041 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,243 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,718 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,971 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 945 vota – 0.1%