HomePolitikeBerisha paralajmëron protestë: Në datën 16 shkruajmë “librin e zi” të zgjedhjeve...

Berisha paralajmëron protestë: Në datën 16 shkruajmë “librin e zi” të zgjedhjeve në Bulevardin “Zogu I”

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar organizimin e një proteste të madhe më datë 16 maj, në orën 17:00, në Bulevardin “Zogu i Parë”. Në një deklaratë për mediat, ai akuzoi mazhorancën për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit dhe blerje të votave, duke i cilësuar si “zgjedhjet më të dhunuara në historinë e pluralizmit shqiptar”.

Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ministrit Taulant Balla, duke e cilësuar si “kriminel” dhe duke pretenduar se pas një vizite të Ballës në Greqi, janë sjellë çdo ditë nga atje “6000 zarfe të manipuluara”. Ai theksoi se votat e diasporës janë të falsifikuara dhe u bëri thirrje komisionerëve të opozitës që të dokumentojnë çdo parregullsi.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve do të shkruhet më 16 maj. Protesta do të jetë paqësore, por e vendosur, për të dëshmuar para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar shkeljet flagrante të kryeministrit Rama,” tha Berisha.

Sali Berisha: Krimineli Balla shkoi me hordhitë e bandave në Greqi. Pasi Balla shkoi në Greqi, çdo ditë kanë ardhur 6000 zarfe të manipuluara. Votat e diasporës janë të manipuluara. Thirrja ime për komisionerët është që të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur, ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën, të regjistrojnë çdo parregullsi. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më datë 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu I, për të sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtar të përbindëshit Edi Rama, që nuk respekton asnjë ligj për zgjedhjet. Protesta do jetë paqësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular