Një aksident i trefishtë me makinë ka përfunduar në një konflikt të dhunshëm mes disa personave mbrëmjen e sotme, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se pas aksidentit, personat e përfshirë në janë konfrontuar fizikisht, duke përdorur edhe mjete të forta si leva.

Më pas ata janë larguar nga vendngjarja, pasi kanë kuptuar se policia po vinte në zonë.

