Janë numëruar 5213 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar me 775,641 vota ose 52.3%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 504,029 vota vota ose 34.0%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 56,063 vota ose 3.8%
Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 48,378 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 45,803 vota ose 3.1% ndërsa Lëvizja Bashkë 22,331 vota ose 1.5%
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 775,641 vota – 52.3%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 504,029 vota – 34.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 56,063 vota – 3.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 48,378 vota – 3.3%
Partia Mundësia – 45,803 vota – 3.1%
Lëvizja Bashkë – 22,331 vota – 1.5%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 20,007 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,740 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 3,190 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 2,163 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,084 vota – 0.1%