HomeAktualitet“Zgjohet” sërish Etna, vullkani nxjerrë sasi të madhe lave dhe hiri! Imazhe...

“Zgjohet” sërish Etna, vullkani nxjerrë sasi të madhe lave dhe hiri! Imazhe mbresëlënëse nga momenti i shpërthimit

spot_img

Një nga vullkanet më aktivë në Evropë, Etna në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish, këtë herë gjatë orëve të natës së së hënës (12 maj), duke nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe lave.

etna

Shpërthimi i fundit nisi nga krateri juglindor i Etnës, me shpërthime të shpeshta dhe të fuqishme, duke çliruar dy rrjedha të vogla lave që u drejtuan në jug dhe lindje, sipas raportimit të Catania Today.

Gjithashtu, është vërejtur një re hiri që u përhap në drejtimin juglindor, duke sjellë edhe rënie materiali vullkanik në qytetin Zafferana Etnea.

Nga pikëpamja sizmike, rreth orës 22:45 të së hënës, është shënuar një rënie e ndjeshme e amplitudës mesatare të dridhjeve vullkanike, e cila zbriti në nivele të ulëta rreth orës 03:15 të së martës (13 maj).

Qendra e aktivitetit sizmik ndodhet aktualisht në zonën e kraterit verilindor, në një lartësi rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ndikuar në funksionimin e aeroportit ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Katania.

Etna, e vendosur në ishullin e Siçilisë, është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale, me një lartësi rreth 3.300 metra.

Ky shpërthim shënon aktivitetin e 13-të të regjistruar vullkanik në muajt e fundit. Etna ka shfaqur aktivitete të forta edhe në muajt shkurt dhe prill të këtij viti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular