Në qarkun e Dibrës demokratët pësuan një humbje të thellë, duke mos përfituar asnjë mandat nga lista e hapur. Në qarkun e Dibrës demokratët pësuan një humbje të thellë, duke mos përfituar asnjë mandat nga lista e hapur.
Kështu në Parlament PD-ja do të çojë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërkohë që jashtë mbeten ish deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.
Nga ana tjetër PS-ja, përveç Blendi Klosit dhe Alma Selamit, deri tani nga lista e hapur do të çojë në Parlament dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.
Kur janë numëruar 193 nga 222 kuti për votat preferenciale ish-efektivi i Gardës së Republikës në 21 Janar ka marrë 12492 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë të listës së hapur.
PD 2 mandate nga lista e mbyllur
Xhelal Mziu
Denisa Vata
PS 3 mandate
Blendi Klosi (lista e mbyllur)
Alma Selami (lista e mbyllur)
Agron Malaj 12492 vota
