HomePolitike“Fitore dërrmuese”/Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban uron Ramën pas zgjedhjeve të 11...

“Fitore dërrmuese”/Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban uron Ramën pas zgjedhjeve të 11 majit: Mezi pres të shihemi këtë të premte në Tiranë

spot_img

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar homologun e tij, Edi Rama, për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Orban e cilësoi rezultatin si një “fitore dërrmuese”, ndërsa shprehu entuziazmin për takimin me Ramën këtë të premte në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (EPC).

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare shqiptare.

I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të rezultojë të jetë një Samit historik të Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkroi Orban.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian pritet të mbledhë liderë nga e gjithë Europa në Tiranë, për të diskutuar sfidat e sigurisë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo do të jetë vizita e radhës e Orban në Shqipëri në kuadër të takimeve të nivelit të lartë me liderë të rajonit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular