residenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i ka uruar kryeministrit Edi Rama, fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
Ai shprehet se lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë dëshmuar një rritje të fortë vitet e fundit, teksa beson se do të vazhdojnë të zgjerojnë bashkëpunimin.
Mesazhi i Mohamed bin Zayed Al Nahyan për Ramën:
Urime të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë dëshmuar një rritje të fortë vitet e fundit dhe kam besim se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm për të mirën e kombeve dhe popujve tanë.
Lartësia e Tij Shejh Mohamed bin Zayed Al Nahyan
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
