Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit (të cilat janë në fuqi) me shtetet si vijon:
- Italinë;
- Gjermaninë;
- Maqedoninë e Veriut (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
- Kroacinë (e vlefshme deri më 22.12.2020);
- Malin e Zi (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
- Kosovën (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
- Greqinë;
- Arabinë Saudite;
- Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet që janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” e 8 Nëntorit 1968, e amenduar, kur janë të pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare të vlefshme (e cila është në përputhje me modelin e vendosur në Aneksin 7 të konventës) të shoqëruar me leje drejtimin kombëtare të vlefshme.
Për informacione më të detajuara mbi shtetet të cilat janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” e 8 Nëntorit 1968 kliko këtu.
*Për informacione më të detajuara mbi dokumentin e nevojshëm për drejtim mjeti, që duhet të shoqërojë leje drejtimin kombëtare, kur udhëtoni në shtete të huaja të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” e 8 Nëntorit 1968, të amenduar; është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në RSH-së.