“Nuk e kam planifikuar, por e kam shumë përzemër që…”
ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.
Sa i përket verës dhe projekteve të reja pas albumit dhe suksesit të tij, Stresi zbuloi se:
Normalisht që kemi shumë koncerte, kam edhe një staf menaxhues që merret me këto punë dhe çfarë të mbjellësh do të korrësh. Do dhe pak përkushtim normalisht, kemi shPenzuar shumë në album edhe në videoklipe deri në detaj. Dashtë Zoti do ia vlejë.
Sot ka ndryshuar shumë edhe tregu muzikor duke e krahasuar me periudhën që ai si artist e nisi karrierën e tij, si e shiko Stresi këtë epokë ku po jetojmë që pavarësisht ndryshimeve ai vazhdon të qëndrojë ‘on top’.
Do të ketë diçka përtej muzikës, pra nëse Stresi do të vendoste të bënte diçka në një periudhë pas muzikës?
Nuk e kam planifikuar, por bëj plane dhe e shoh veten duke ndihmuar popullin. E kam shumë dëshirë, të jem në një nga këto shoqatat botërore e kam shumë përzemër.