Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka zbuluar se është gati për të sjellë projektin e saj më të ri muzikor. Përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram”, ku ndiqet nga mbi 360 mijë ndjekës, Egli fillimisht postoi një foto ku paralajmëronte fansat për diçka të bukur.
“Kuuu? Çkaaa? Pseee? Sonte…”, shkruante Tako krahas fotos së saj.
Më pas Egli ndau një pjesë nga pamja e saj e videoklipit, duke u shfaqur me një paraqitje tejet sensuale në një kostum transparent.



Krahas videos, ajo shkroi thjesht “Së shpejti”, duke lënë të kuptohet se publikimi i këngës është afër.
Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka publikuar në “Instastory” videon e Eglit dhe bashkëngjitur me të shkruan shkurt:
“Shhh…”.
E fansat kanë nisur aludimet nëse Fifi thjesht po shkruan këngën e re të Eglit, apo do bashkëpunojnë të dyja në këtë projekt.
Gjithashtu fansat kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke shprehur padurimin për ta dëgjuar këngën e saj të re.
Kujtojmë që Egli Tako përfundoi së fundmi rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania 4”, një format që i solli asaj shumë vëmendje dhe diskutime në publik.
