Klaudio Ranieri është heroi i Romës në këtë sezon dhe të gjithë e dinë. Për këtë tifozët i kanë dedikuar një koreografi madhështore, para ndeshjes me Milanin. Skuadra e Romës po shkonte drejt dështimit të plotë, derisa vendosi në krye Ranierin. Me të ëndërrohet pjesëmarrja në Champions.
Ranieri duartrokiti në drejtim të tifozëve, ndërsa pamjet ishin emocionuese. Sfida është e vlefshme për javën e parafundit të Seria A.
Sfida e fundit do të luhet ndaj Torinos në transfertë. Ranieri ka njoftuar se do ta mbyllë pas këtij sezoni, dhe për këtë në Romë janë përkujdesur që të jetë ndeshje e veçantë ndaj Milanit.
Reagimi i Ranierit: (VIDEO)