HomeAktualitetDosja “Partizani”/Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi...

Dosja “Partizani”/Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

spot_img

GJKKO do të mbajë sot seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim.

Në këtë seancë që do të mbahet në orën 11:30, gjyqtarja Floreja Davidhi do të shqyrtojë kalimin e dosjes për gjykim për të pandehurit Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Mbrojtësit e Berishës kanë tentuar të shtyjnë procesin, teksa kanë hedhur edhe akuza ndaj gjyqtares së hetimit paraprak, Irena Gjoka, lidhur me një dënim të supozuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Në seancën 5 majit, mbrojtja e Berishës kërkoi revokimin e vendimit për pavlefshmërinë e disa provave, duke pretenduar se çdo vendimmarrje e gjyqtares Gjoka do të ishte e pavlefshme nëse dokumenti i dënimit është autentik. Gjithashtu, më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular