HomeAktualitetE TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare akademikja e njohur Arta...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare akademikja e njohur Arta Musaraj

spot_img

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.

Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.

Titujt që ajo mban janë, “Mirënjohja e Qytetit” dhe “Protagoniste e Vitit” lëshuar nga Bashkia e Qytetit të Vlorës dhe “Qytetare Nderi” nga Bashkia Brataj.

Ndër të tjera, Musaraj është ish-rektorja e parë grua themeluese në të gjithë Shqipërinë, e specializuar në universitete të ndryshme në botë, duke punuar dhe si bashkëpunëtore me shumë revista shkencore.

Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular