HomeKryesoreAgron Duka: Faleminderit me përulje të gjithëve që kontribuat për PAA-në!

Agron Duka: Faleminderit me përulje të gjithëve që kontribuat për PAA-në!

spot_img

Faleminderit me përulje të gjithëve që kontribuat për PAA-në!

Të dashur kolegë, bashkëpunëtorë dhe ju që besuat e votuat kandidatët e Partisë Agrare Ambientaliste!

Me numërimin e votave të fundit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, u mbyll edhe ky proces zgjedhor.

Pa asnjë dyshim, kjo ishte një garë e pabarabartë. Ata që kanë në dorë pushtetin dhe shtetin, përdorën gjithëçka mundën, institucionet, administratën, mjetet financiare dhe infrastrukturën e tyre për të bërë fushatë, orientuar e devijuar votën. Në këtë pikë, qëndrimi ynë si PAA do të jetë në të njëjtën linjë me atë që do të mbajë koalicioni opozitar, pjesë e të cilit ishim edhe ne.

Ne vazhdojmë të fajësojmë për këtë stituatë politike edhe Kodin Zgjedhor, që ka prodhuar këtë sistem, të cilin në si PAA e kemi votuar kundër.

Por sot, dua tu drejtohem dhe të falenderoj publikisht kandidatët e PAA, në listën e hapur dhe të mbyllur, të cilët arritën të marrin 23.565 vota, duke e renditur PAA-në ndër partitë më të votuara në mesin e aleatëve të PD-së.

Maltin Dogani në Fier, Artan Liçaj në Vlorë, Alis Narazani në Elbasan, Oltion Merdari në Berat, Enton Çaçani në Korçë, Edison Doçi në Lezhë, Elton Roshi në Tiranë, Matilda Matija në Shkodër, Ndrec Pjetri në Durrës dhe Artan Luku po në Durrës, në listën e mbyllur.

Dua të falenderoj të gjithë ata që u angazhuan për të mbështetur fushatën tonë, duke punuar në mënyrë vullnetare.

Dua të falenderoj me përulje çdo vutues që na besoi. Çdo nëpunës administrate, punëtor, fermer dhe çdo shqiptar që jeto jashtë vendit.

Të dashur miq!

PAA do të ketë një përfaqësues të sajën në parlament, Artan Luku. Ne ju premtojmë se zëri i tij do të jetë në mbrojtje të interesave tuaja. Ne ju premtojmë se PAA do të vazhdojë të jetë në anën e njerëzve të punës, njerëzve që kanë nevojë të çojnë zërin e tyre tek ata që marrin vendime për ju.

PAA do të vazhdojë të japë kontributin e saj në politikën shqiptare, si një parti që ka në fokus interesat e fermerëve dhe kauzat mjedisore. Por jo vetëm, ne do të jemi një vëzhgues kritik ndaj qeverisjes.

Edhe një herë faleminderit të gjithëve!

Me respekt

Agron Duka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular