Kristian Broki është një nga ana emrat që njeh mirë si Milanin, ashtu edhe Igli Taren. Dhe ai mendon se sulmuesi shqiptar është zgjedhja më e duhur e kuqezinjve për rolin e drejtorit sportiv. Broki ka qenë futbollist dhe trajneri i Milanit ndërsa te Lacio e ka pasur Taren shok skuadre e më pas në rol drejtuesi. Ndaj ai e njeh mirë si shqiptarin, ashtu edhe klubin kuqezi dhe dinamikat brenda tij.
I ftuar në “Tutto Convocati”, ai ka shpjeguar cilësitë kryesore të Tares i cili pritet që shumë shpejt të nisë punë si drejtori sportiv i kuqezinjve.
“Gjëja e parë që më vjen të them për Iglin është se është një burrë, në kuptimin e plotë të fjalës. Në kuptimin që është një person i cili nuk përkulet, që punon për të mirën e klubit, për të mirën e lojtarëve. Një person i cili nëse është nevoja të të thotë gjërat në fytyre, t’i thotë. Nëse është nevoja, apo kupton që një lojtar ka nevojë për ndihmë, është gati të të shtrijë dorën për ta dhënë këtë ndihmë.
Mendoj se te Lacio mes shumë vështirësive, se e dimë që në Romë klima ndaj Lotitos nuk është ndër më të mirat dhe ai është cilësuar gjithmonë një njeri i Lotitos, mendoj se ka bërë një rritje të ndjeshme. Për këtë flasin emrat e shumtë që ka sjellë në Romë si të panjohur por që pastaj janë bërë lojtarë shumë të rëndësishëm. Edhe me ndonjë gabim në ndonjë zgjedhje, por është normale se unë nuk kam njohur kurrë një drejtor sportiv i cili në 10 afrime i ka gjetur të saktë të 10”, tha Roki.