Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në disa zona të Kretës në Greqi.
Sipas mediave lokale, banorët u shfaqen të shqetësuar pasi tërmeti u pasua nga një gjëmim i fortë, ndërsa shumë prej tyre dolën nga shtëpitë e tyre për të qenë të sigurt.
Si pasojë e tërmetit, janë regjistruar rrëshqitje të vogla dheu në rrjetin rrugor dhe janë prishur fasadat e disa ndërtesave.
Kryetari i bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, i tha SKAI-t: “Ishte një fenomen sizmik shumë i fortë, një nga më të fuqishmit në rajon. Pata një bisedë me zëvendëskryetaren e bashkisë për Mbrojtjen Civile, ajo kontrolloi shkollat, nuk ka asgjë atje. Mendoj se gjithçka është në rregull.”