HomeAktualitetLAJM I FUNDIT/Ndërron jetë pas një ndërhyrjeje në zemër ish-kreu i kadastrës,...

LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë pas një ndërhyrjeje në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

spot_img

Ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame.

Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. Lame, 58 vjeç, ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular