HomePolitikeA do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen...

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

spot_img

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë, i pyetur nëse a do të merrte mandatin e Sali Berishës, nëse ai dënohej GJKKO për dosjen “Partizani”, u përgjigj duke thënë se “ligji duhet zbatuar”.

Alimehmeti deklaroi në News 24 se ligji, i pëlqen ose jo, duhet zbatuar, duke nënkuptuar kështu se nëse i vjen mundësia do ta merrte mandatin.

“Ligji është ligj. Më pëlqen apo jo, zbatohet. Ligji flet dhe kemi parë sesi PD nuk pati problematika të këtij tipi, por dy dorëheqje dhe një kandidaturë për kryebashkiak dhe viza zbriti dhe automatikisht i takon të parit, të dytit dhe të tretit. Pra është thjesht zbatim legjislativ.”, tha Ilir Alimehmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular