HomePolitikeRikthehet Parlamenti, ja kur deputetët aktualë do të paraqiten në Kuvend! Zbardhet...

Rikthehet Parlamenti, ja kur deputetët aktualë do të paraqiten në Kuvend! Zbardhet vendimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali

spot_img

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare më 29 Maj në orën 12:00.

Kuvendi do të rikthehet për herë të parë që pas mbylljes së tij për zgjedhjet e 11 Majit.

“URDHËROJ: Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.5.2025, ora 12:00”, thuhet në vendim.

Ndërkohë në të njëjtën ditë do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve që do mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” në orë:10:00.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të merret vendimi për:

  1. Shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
  2. Shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
  3. Raportin e monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian pë vitin 2024.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular