PSG duket se po funksionon në perfeksion këtë sezon! Skuadra e Luis Enrikes, i ka dërgon një sinjal të fortë Interit një javë para finales së madhe të Champions League, teksa mbrëmjen e djeshme mposhti me rezultatin e pastër 3 me 0, Reimsin në finalen e Kupës së Francës.
Kryeqytetasit u mjaftuan me 3 golat e shënuara në pjesën e parë, kur Barkola kompletoi dopietën në minutat 16 dhe 19, ndërkohë që Hakimi “vulosi” shifrat në 3 me 0 në minutën e 43-të.
Në fragmentin e dytë të lojës, ekipi i Luis Enrikes, u kujdes të menaxhonte epërsinë e 3 golave, duke mos shpenzuar shumë energji në prag të finales së madhe të Champions-it, ku francezët do të kërkojnë të kompetojnë tripletën.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO