Dita e hënë do të jetë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare në veri, përgjatë relieveve kodrinore – malore.
Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 25 gradë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 8-16m/s
Ndërsa deti do të ketë valëzim 2 deri në 3 ballë.

